LAJMI I FUNDIT:

Werderi konfirmon bisedimet me klubin anglez për Rashicën: Kemi ende punë deri ta arritja e marrëveshjes

Werderi konfirmon bisedimet me klubin anglez për Rashicën: Kemi ende punë deri ta arritja e marrëveshjes

Milot Rashica vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi kosovar prej kohësh po kërkohet nga skuadra të ndryshme evropiane, por Werder Bremen ende nuk bindur nga ofertat e klubeve të interesuara për Rashicën.


24-vjeçari ka shënuar 11 gola e ka bërë tetë asistime në 34 ndeshje zyrtare edicionin e kaluar me Werderin.

RB Leipzig, Hertha Berlin, Aston Villa, Brighton, Leeds United e Napoli janë skuadrat e interesuara për kosovarin.

Por duket se më së afërmi për të nënshkruar me Rashicën është skuadra angleze Aston Villa.

Ka qenë shefi i Werder, Clement Fritz që ka konfirmuar bisedimet me Aston Villën për shitjen e Rashicës.

“Aston Villa na ka kontaktuar për Rashicën dhe unë mund ta konfirmojë këtë. Por dua të them se ka ende shumë për tu diskutuar deri në marrëveshje përfundimtare për transferim”, ka deklaruar Fritz.

E përditshmja gjermane Sport Bild ditë më parë ka raportuar se Villa ka ofruar 18 milionë euro.

Nga ana tjetër Werder Bremen për ta lënë të lirë Rashicën është duke kërkuar 25 milionë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori