LAJMI I FUNDIT:

Werder Bremen ende mendon ta shes Milot Rashicën, por jo nën çmimin e vendosur nga klubi

Werder Bremen ende mendon ta shes Milot Rashicën, por jo nën çmimin e vendosur nga klubi

Milot Rashica ka filluar të kthehet në formë, ku luajti për pak minuta ndaj Borussia Mönchengladbach, ndërsa kishte edhe rast të shënonte. 

Në minutën e 88-të fati nuk ishte me të, pasi ai goditi shtyllën.


24-vjeçari është ende në listën e shitjeve te Werder Bremen, pasi klubi shpreson që me shitjen e tij të mbulojë shumë vrima të krijuara në buxhet.

Lojtari vazhdon të vlerësohet më shumë se 20 milionë euro, por klubi me situatën aktuale do ta shiste për 15 milionë euro, pasi lojtari është nën kontratë në Bremenin deri në vitin 2022.

Drejtori sportiv i Werderit,  Frank Baumann, është në çdo rast i hapur për oferta.

Ai nuk do ta shesë Milot Rashica vetëm nën vlerën: “Milot ka treguar cilësitë e tij, ai ka çmimin e tij”.

“Edhe nëse Milot largohet, ne nuk do të bëjmë asgjë, nuk do të marrim sulmues”, ka thënë Baumann. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori