LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Dy herë provova transferimin e Kantes

Wenger: Dy herë provova transferimin e Kantes

Arsene Wenger ka folur fjalë të mëdha për mesfushorin e Chelsea, N’Golo Kante.

Trajneri i Arsenalit e sheh me admirim punën e mesfushorit francez, Kante, pasi sipas tij prezenca e tij në fushë ka ndikim të madh.


Këta janë futbollistët që iu është rritur më shumë vlera në vitin 2016 (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë futbollistët që iu është rritur më shumë vlera në vitin 2016 (Foto)

“Unë pashë ndeshjen e tyre kundër Liverpoolit dhe N’Golo Kante pati një ndikim të madh”, ka thënë Wenger për mediat angleze.

“Kjo nuk është një rastësi që ata janë në atë pozitë, edhe Leicesteri ishin në këtë pozitë në vitin e kaluar”, përcjell Telegrafi.

Wenger: Mbappe si Henry, sigurisht që jemi pas tij!
Lexo po ashtu Wenger: Mbappe si Henry, sigurisht që jemi pas tij!

Wenger u pyet edhe në lidhje me transferimin e tij te Arsenali, dhe francezi bëri me dije që ka provuar dy herë për të.

“Po. U përpoqa kur ai ishte në Francë, por edhe kur ai ishte në Leicester”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/