LAJMI I FUNDIT:

Warriors të pandalshëm

Warriors të pandalshëm

Rruga drejt historisë vazhdon. Golden State Warriors shkatërroi 136-111 Portland Trail Blazers falë një tjetër paraqitjeje mbresëlënëse të Stephen Curry-t, që realizoi 39 pikë, dha 7 asist si dhe kontrolloi 6 topa nën tabelë.

38 pikët e Damian Lillard ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen e Blazers përballë një skuadre që po i thyen të gjitha rekordet. Deri tani Warrios kanë regjistruar 69 fitore sezonale dhe janë vetëm tre suksese larg rekordit të Chicago Bulls që në sezonin 1995-1996 e mbylli sezonin me 72 fitore dhe vetëm 10 humbje.

Vijon sezoni i dobët për New York Nicks që u mposht 87 – 92 në Madison Square Garden nga Indiana Pacers, që me këtë sukses konsolidon pozitat më vendin e shtatë në Konferencën e Lindjes. Në një përballje pa shumë ritëm më i miri në parket rezultoi Vujacic i New Yorkut me 21 pikë, ndërsa Paul George realizoi 20 pikë për Indianën.


I papërmbajtshëm Kobe Bryant në takimin e Staples Center mes Los Angeles Lakers dhe Boston Cetlic. 34 pikë realizoi “Black Mamba”, duke qenë më i mirë mbi parket, por loja e tij fantastike nuk e shmangu dot humbjen e kalifornianëve që mbeten të fundit në Konferencën e Perëndimit.

Phoenix Suns u ndal 86-101 në shtëpi nga Utah Jazz, me skuadrën nga Arizona që po zhvillon një sezon të dobët. Për Jazz ky sukses ishte nje hap më shumë drejt sigurimit të një vendi në zonën Play-Off.

Në përballjet e tjera të mbrëmjes Orlando Magic fitoi119-107 ndaj Memphis Griezlies, ndërsa Chicago Bulls u imponua 102-98 në parketin e Milwaukee Bucks.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori