LAJMI I FUNDIT:

Walone Fashion Group shkëlqen në “Mercedez-Benz Fashion Week Montenegro” (Foto)

Walone Fashion Group shkëlqen në “Mercedez-Benz Fashion Week Montenegro” (Foto)

WALONE FASHION GROUP tashmë ka arritur që të dalë jashtë kufijve të vendit, duke e prezantuar Kosovën në manifestimin ndërkombëtar të modës “Mercedez-Benz Fashion Week Montenegro” (Mercedez-Benz Java e Modës në Mal të Zi), që është mbajtur javën e kaluar në Podgoricë.

Ekipi kreativ i WALONE FASHION GROUP gjatë pjesëmarrjes në këtë aktivitetet të rëndësishëm, para përfaqësuesve nga bota e modës evropiane dhe botërore përmes sfilatave ka prezantuar brendet e veshjeve solemne, si: Torres, Bianco Vita dhe Chaton D’ordhe kreacionet vetjake në kuadër të kolekcionit “Reflection” nga brendiWalone Couture.


img_7739fw

Për më shumë paraqitja e këtyre brendeve nga WALONE FASHION GROUP ka tërhequr simpatinë e pjesëmarrësve të “Mercedez-Benz Fashion Week Montenegro”, me ç’rast edhe është duatrokitur më së shumti, veçanërisht prezantimi i veshjeve solemne për fëmijët.

Kësisoj prezantimi i WALONE FASHION GROUP është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat e ndryshme të Malit të Zi.

“Mercedez-Benz Fashion Week Montenegro” gjatë javës së kaluar ka realizuar edicionin jubilar të XX-të. Në përputhje me anëtarësinë në Këshillin Evropian të Modës, në këtë manifestim janë prezantuar koleksionet e dizajnerëve ndërkombëtarë, atyre vendorë dhe talentët e rinj. I pranishëm ka qenë edhe kreatori i njohur francez, Eymeric Francois, pastaj Diego De Biase dhe Eduardo Peres Gonzales nga “Sarah Jessy Jones” nga Argjentina, Olga Pogodina nga Rusia, etj.
WALONE FASHION GROUP në përputhje me trendet globale të modës është duke vazhduar me përkushtim të shtuar angazhimin për krijimin dhe sjelljen e koleksioneve të reja ekstravagante për konsumatorët e vet. Në kuadër të WALONE FASHION GROUP mund të gjeni veshjet solemne të brendeve:Walone Couture, Torres, Chaton D’or, Bianco Vitadhe Matrons.

img_7734fw

WALONE ka prapa vetes një përvojë mbi 30 vjeçare të shitjes së veshjeve solemne në Kosovë. Ka krijuar një biznes unik sepse konsumatorit i jep një vlerë të veçantë, duke ofruar dizajne të shkëlqyera, cilësi të lartë dhe çmime të arsyeshme për veshjet solemne.

Nëse keni pasion ndaj elegancës dhe eksluzivitetit të modës dhe dëshironi të përcjellni trendet botërore, ekipi i profesionistëve do të ju shërbejë me kënaqësi. Vizitoni në adresën: Kroi i Bardhë p.n., Lagjja Kalabria,10000 Prishtinë përkatësisht Qendra Tregtare Dardha, apo në ueb faqen: www.walonefashion.com

img_7727fw

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori