LAJMI I FUNDIT:

Waiters me festim karizmatik pas treshes që fundosi Golden Staten (Video)

Waiters me festim karizmatik pas treshes që fundosi Golden Staten (Video)

Dion Waiters kishte një nga mbrëmjet më të mira të karrierës së tij kur ia siguroi fitoren Miami Heat në duelin përballë Golden State Warriors që zhvilluar në American Airlines Arena.

Ish lojtari i Cleveland Cavaliers dhe Oklahoma City Thunder kishte topin në aksionin e fundit, duke e ditur që ekipi i tij nuk ka më time outa për të çuar topin në fushën e Golden State.

Me rezultatin e barabartë që e bëri Durant falë një ngulitje, ishte Waiters ai që siguroi që tifozët të mos presin vazhdimet, pasi në mënyrë fantastike gjuajti nga tetë metra mbi Klay Thompsonin për një treshe e cila fundosi ekipin më të mirë në basketboll për moment.

Për 105-102 e gjithë arena u ngrit në këmbë me Waiters i cili mblodhi krahët dhe pozoi për të gjithë në shenjë festimi.

Waiters realizoi gjashtë treshe në tetë tentime në këtë takim duke përfunduar me 33 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime në 32 minuta lojë, në atë që ishte fitorja e katërt radhazi për Miami Heat.

Kjo ishte humbja e shtatë e Golden State, që ndërpren ecurinë prej shtatë fitoreve radhazi. Në Miami, Golden State nuk ka pësuar humbje nga 1 janari i vitit 2011. /Telegrafi/