LAJMI I FUNDIT:

Vushtrri, suspendohet nga puna mësimdhënësi që dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse

Vushtrri, suspendohet nga puna mësimdhënësi që dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse
Foto: Ilustrim

Komuna e Vushtrrisë ka suspenduar mësimdhënësin e Edukatës fizike H.A në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri, i cili është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.

Në njoftim thuhet se mësimdhënësit i është shqiptuar masa disiplinore “largim i përkohshëm nga puna”.


“Në mbështetje të nenit 73 pika 1.1 dhe neni 85 pika 1.4 ligjit të punës nr.03/L-212 si dhe bazuar në informatën nga drejtoria e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’, të datës 21 janar 2020, Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri mori këtë vendim, H.A në vendin e punës, mësimdhënës i edukatës fizike në SHML Gjimnazi ‘Eqrem Çabej’ në Vushtrri i shqiptohet masa disiplinore largim i përkohshëm nga puna”, thuhet në vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit”, thuhet në njoftim.

Ky vendim i Drejtorisë së Arsimit është bazuar në informatën nga drejtoria e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’, të 21 janar 2020, lidhur me rastin e mësimdhënësit të edukatës fizike H.A, ndaj të cilit kanë filluar procedurat penale.

Ndryshe, edhe në raportin policor të Kosovës është bërë e ditur për një arrestim lidhur me dyshimet për ngacmim seksual.

“Vushtrri 20.01.2020 – 11:00. Viktima femër K/Shqiptare e moshës së mitur ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori