LAJMI I FUNDIT:

I vuri flakën rrotës së kamionit, por i ndodhi diçka e pa pritshme (Video)

I vuri flakën rrotës së kamionit, por i ndodhi diçka e pa pritshme (Video)

Në një garazh në Brazil, është filmuar momenti bizar kur një burrë ka hedhur lëng të djegshëm mbi rrotë dhe i ka vënë flakën.

Nuk bëhet i ditur identiteti i këtij njeriu, i cili pasi ndezi rrethin e gomës, vendosi ta ngrejë nga toka.


Kjo bëri që të shkaktohen një shpërthim i fortë ajri, që ia hoqi mbajtësen e pantallonave dhe ato i rranë poshtë këmbëve, transmeton Telegrafi.

Ai i kapë me shpejtësi pantallonat dhe i veshë, ndërsa nuk duket të ketë marrë ndonjë lëndim fizik.

Kjo video e çuditshme, që e shfaqë lojën bizare dhe të rrezikshme është parë shumë në internet pasi është shpërndarë në rrjete sociale. /Telegrafi/