Vuçiq: Së shpejti do të jem në Kosovë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka porositur sot se së shpejti do të vijë për vizitë në Kosovë për të biseduar me popullin serb.
“Së shpejti do të vijë në Kosovë. Dëshiroj të bisedoj me popullin, çfarë mund të bëjmë, edhe pse nuk kemi pushtet efektiv”, tha ai.
Ai i ka bërë thirrje popullit serb në Kosovë që të ruajë paqen dhe qetësinë, duke porositur se vrasësit do të gjenden dhe të dënohen. /KosovaPress/
Nga
Telegrafi
16/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































