Ndërkohë që Aleksandër Vuçiq mendon një hetim mbi mundësinë e paligjshmërisë së arrestimit, kritikët thonë se kryeministri po përpiqet të largojë vëmendjen e publikut nga kriza në vend.
Lajmërimi i kryeministrit serb për një hetim të mundshëm të ri mbi arrestimin e Sllobodan Millosheviqit 15 vjet më parë është juridikisht i paqëndrueshëm dhe është për të shpifur në lidhje me opozitën dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut, thonë ekspertë të ligjit dhe kritikë të qeverisë.
Policia aktualisht po shqyrton hapjen e një hetimi për rrethanat e arrestimit në vitin 2001 të presidentit të ndjerë të Serbisë dhe transferimin e tij në Gjykatën e Hagës, ku ai u akuzua për krime lufte, por vdiq para se të jepej vendimi për të.
Të martën, kryeministri Aleksandër Vuçiq tha se kishte biseduar me Ministrin e Brendshëm Nebojsa Stefanoviq në lidhje me një hetim të ri mbi arrestimin.
Ai foli pasi Milorad Ulemek, i njohur ndryshe si “Legija”, në një intervistë me të përjavshmen Ekspres në fund të majit, pohoi se shërbimet e huaja të inteligjencës paguan qeverinë pro-perëndimore të Zoran Gjingjiq – i cili u vra në vitin 2003 – 5 milionë euro për ta ekstraduar Millosheviqin në Hagë.
Ish-komandanti i Njësisë kontroversiale policore të Operacioneve Speciale tha njerëz të maskuar që ishin në fakt anëtarë të forcave speciale të policisë, duke pretenduar se ishin anëtarë të një bande mafioze, e kapën atë në vitin 2001.
“Ne shpresojmë të zgjidhim se kush kapërceu mbi gardh me maskë për të arrestuar presidentin e Republikës. Mund të bini dakord se ky është një krim i tmerrshëm,” tha më 28 maj Vuçiq.
Edhe pse Vuçiq tha se ai dyshonte se arrestimi nuk kishte qenë i ligjshëm, ekspertë ligjorë dhe ish-anëtarë të qeverisë Gjingjiq këmbëngulin se arrestimi nuk ishte jokushtetues.
Duke komentuar mbi paligjshmërinë e pretenduar të arrestimit, profesoresha e drejtësisë Vesna Rakiq Vodineliq tha se edhe pse kishte disa çështje ligjore në lidhje me të, operacioni u krye brenda kufijve të kushtetutës.
Edhe pse në atë kohë Serbia nuk kishte ligj bashkëpunimi me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, ajo mund të arrestonte njerëzit e kërkuar nga ICTY-ja duke qenë se gjykata ishte themeluar nga OKB-ja, pjesë e të cilës Serbia ishte anëtare.
“Standardet e statutit të ICTY-së mund të interpretohen si brenda kufijve të kushtetutës,” tha Vodineliq për BIRN.
Millosheviqi u arrestua më 1 prill dhe u dërgua në Hagë më 28 qershor 2001.
Në kohën e arrestimit të tij, presidenti i atëhershëm jugosllav, Vojisllav Koshtunica, po pengonte miratimin e një dekreti për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, duke thënë se ai kundërshtonte ekstradimin e qytetarëve të vendit në vende të huaja.
Qeveria Federale Jugosllave miratoi një dekret për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës më 23 korrik të vitit 2001, por Gjykata Kushtetuese Federale Jugosllave njoftoi një pezullim të përkohshëm të dekretit tri ditë më vonë, më 28 korrik.
Megjithatë, të njëjtën ditë, qeveria nën udhëheqjen e kryeministrit Zoran Gjingiiq nxori një dekret për zbatimin e drejtpërdrejtë të statutit të Gjykatës së Hagës sipas të cilit Millosheviqi u ekstradua në Hagë.
Gjingiiq po i referohej nenit 90 dhe 136 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë, si dhe të nenit 16 të Kushtetutës së Federatës Jugosllave.
ICTY-ja më 24 maj 1999 kishte akuzuar Millosheviqin dhe katër zyrtarë të tjerë të lartë për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës në gjysmën e parë të vitit 1999.
Parlamenti i Serbisë miratoi një ligj për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës më 10 tetor 2001.
Më 5 nëntor, Parlamenti Jugosllav miratoi Kodin e Procedurës Penale, i cili, në kushte të caktuara, lejonte ekstradimin e shtetasve jugosllave në gjykatat ndërkombëtare.
Zoran Zhivkoviq, një ministër i brendshëm i Jugosllavisë në atë kohë, tha për BIRN se pavarësisht pengesave, çdo gjë ishte kryer në përputhje me ligjin.
“Fakti që çdo gjë u bë sipas ligjit tregohet nga fakti se askush nuk u ankua kurrë për këtë, as vetë Millosheviqi dhe familjen e tij,” tha Zhivkoviq.
Ai tha se Vuçiq po vinte në fokus arrestimin e Millosheviqit si një taktikë mediatike.
“Vuçiq kërkon të njollos disa anëtarë të opozitës të cilët janë ende aktivë në politikë,” përfundoi Zhivkoviq.
Sipas Vodineliq, Vuçiq po manovron gjithashtu për të larguar vëmendjen e publikut nga polemikat që vazhdojnë ende mbi prishjet brenda natës në rajonin Savamala të Beogradit, që kanë shkaktuar protesta të mëdha kundër qeverisë.
“Ai po e bën këtë për të larguar vëmendjen e publikut nga prishjet. Ai po i përcjell gjithashtu një mesazh opozitës se ata nuk duhet të përpiqen të përdorin protestat në rrugë për përfitimet e tyre,” tha Vodineliq për BIRN.
Në natën e 24 prillit një grup njerëzish të maskuar shembën disa vende në bregun e lumit të Beogradit në zonën e Savamalas, përfshirë edhe një restorant dhe disa vende të tjera.
Aktivistët thonë se shkatërrimet e ndodhura gjatë natës synonin të pastruar hapësirë për “Waterfront”-in e Beogradit, një zhvillim ambicioz, por i diskutueshëm i financuar nga investitorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Autoritetet që atëherë kanë pretenduar se nuk e dinë identitetin e njerëzve të maskuar që rrafshuan ndërtesat në bregun e lumit.
Megjithatë, Vuçiq më 10 qershor pranoi se zyrtarë të lartë të qytetit të Beogradit ishin të përfshirë në prishjen e ndërtesave. Deri më tani, askush është ndjekur penalisht për këtë veprim. /kallxo.com/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-kreu i inteligjencës kroate për sulmin terrorist në veri: Është shuplakë e madhe për Vuçiqin

Daçiq deklaroi se Radoiçiq nuk ishte në pamjet e publikuara nga Manastiri i Banjskës, por Vuçiq para 6 muajve e pranonte se ai qëndron prapa personave të maskuar në veri të Kosovës

Koreja e Jugut tregoi raketa moderne, dron dhe tanke në paradën e rrallë ushtarake

Oficerët rusë në Krime e tradhtuan Putinin, i mundësuan ukrainasve sulmin masiv në flotën e Detit të Zi

Zjarr në një objekt ku po zhvillohej një dasmë në Irak, 113 të vdekur dhe mbi 150 tjerë të lënduar

Jep dorëheqje kryetari i parlamentit kanadez pasi lavdëroi publikisht nazistët para syve të Zelenskyt

Për herë të parë në histori të SHBA-së, një president i bashkohet protestës së punëtorëve

Vitin e kaluar thoshte se për disa javë do të pushtojnë Ukrainën, tani ministri rus i Mbrojtjes pretendon se lufta do të zgjasë deri më 2025

Gjykata e New Yorkut: Donald Trump kreu mashtrime gjersa ndërtoi perandorinë e pasurive të paluajtshme

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë