LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nuk jam frikacak, në prill do të dal me propozim për Kosovën

Vuçiq: Nuk jam frikacak, në prill do të dal me propozim për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte se ai nuk dëshiron të marrë pjesë në asgjë që do të çonte në luftë, por edhe propozimi me të cilin do të dalë përpara qytetarëve të Serbisë në lidhje me Kosovën sigurisht që nuk do të jetë “të dashur shqiptarë, ne ju japim gjithçka”.

“Unë patjetër do të dalë me propozimin, pasi nuk isha frikacak edhe kur zbatuam reformat fiskale, për të cilat mburremi, por edhe për lëvdatat e tjera. Do të kem guxim të them se cili është propozimi. Nëse nuk do ta kishim, do të kishim konflikt të ngrirë”, tha presidenti serb, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.


“Për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, do të them se çfarë mendoj në fund të prillit”, tha Vuçiq, duke vënë në dukje se idetë që po rishfaqen ditëve të fundit, lidhur me ndarjen e Kosovës dhe modelet e ngjashme, nuk janë serioze “kurse ne duhet të shkojmë me qëllime serioze”, përcjell Telegrafi.

“Unë do ta bëjë publik qëndrimin tim në fund të prillit, sepse mendoj se duhet të kemi ide dhe orientim pozitiv në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Vuçiq.

Vuçiq në emisionin “Cirilica”, pyeti se “nëse ne serbët për shkak të asaj se jemi të zemëruar, për shkak se kemin përjetuar padrejtësi, bombardime, duhet t’i prejmë vetes edhe një dorë në të ardhmen?”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori