Omar Shishani, njëri prej liderëve kryesor të ISIS-it është vrarë në linjën e frontit në qytetin Shiraq, në jug të Mosulit.

Ky informacion është dhënë nga një agjenci e lajmeve e lidhur me Shtetin Islamik, shkruan BBC.


ShBA-të në anën tjetër patën deklaruar se Shishani është vrarë në mars të këtij viti nga një sulm ajror i ShBA-ve.