LAJMI I FUNDIT:

Vritet një 64-vjeçar në Tiranë

Vritet një 64-vjeçar në Tiranë

Një 64-vjeçar nga Tepelena u vra mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-bllokut, në Tiranë.

Ai u qëllua për vdekje disa herë nga persona të cilët udhëtonin me një automjet dhe ishin vënë në ndjekje të tij.


Autorët kanë përdorur armë me silenciator, për të mos krijuar zhurmë në një zonë të mbipopulluar. Viktima Memli Begalla sapo kishte dalë nga automjeti i tij, kur u qëllua nga prapa disa herë, transmeton tch.

Ai u pikas i shtrirë në tokë nga kalimtarët, të cilët lajmëruan sallën operative si edhe shërbimin spitalor. Vdekja e 64-vjeçarit Begalla ka qenë e menjëhershme, pasi qitjet mbi të janë kryer nga shumë afër. Policia tha në një komunikim për mediat se mblodhi prova të mjaftueshme në vendin e ngjarjes, për të ngritur një skemë se si u realizua krimi.

Uniformat blu sekuestruan një mori pamjesh filmike nga shumë biznese rreth e rrotull vendit ku ndodhi krimi. Policia shoqëroi disa dëshmitarë, të cilët e panë ngjarjen dhe grumbulloi dëshmi të vlefshme në lidhje me krimin.

Forcat policore janë duke hetuar në lidhje me pistat e mundshme të këtij krimi, duke pyetur të afërmit e viktimës për problemet apo mosmarrëveshjet që ka pasur kohët e fundit me persona të ndryshëm.

Në trend Auto

Më shumë
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Kalo në kategori