LAJMI I FUNDIT:

Vrioni vendimtar, shënon dy gola për t’i dhuruar fitoren New England Revolution

Vrioni vendimtar, shënon dy gola për t’i dhuruar fitoren New England Revolution

Giacomo Vrioni ka qenë hero i skuadrës së tij New England Revolution në sfidën ndaj Sporting Kansas City.

New England Revolution ka arritur fitore të madhe në shtëpi me rezultat 2-1, teksa dy golat janë shënuar nga sulmuesi shqiptar.


Në vetëm katër minuta, Vrioni ka arritur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës, duke i dhuruar skuadrës së tij fitoren dhe tre pikë të rëndësishme në kampionat.

Ishte minuta e 31-të, kur Vrioni u asistua bukur nga Boateng dhe nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Vetëm katër minuta më vonë, ish-sulmuesi i Juventusit ka gjetur sërish golin, duke realizuar nga afërsia për 2-0.

Me këtë fitore, New England Revolution mban vendin me parë në Konferencën e Lindjes me 20 pikë pas nëntë ndeshjeve të fituara.

Ndërkohë sa i përket Vrionit, me këta dy gola ai ka shkuar në kuotën e tre golave në elitën e futbollit amerikan MLS. /Telegrafi/