ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person pasi dyshohet se i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur në Suharekë, të dielën në ora 19:33.


Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 6 copë fishekë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/