Vrasje e rëndë në tentativë, dy persona theren me thikë në Prishtinë

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në ora 17:30.
“Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë ishin therur me thikë nga një person i panjohur”, thuhet në raport.
Policia njofton më tej se viktimat janë trajtuar në QKUK, ndërkaq lidhur me rastin më datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































