Pesë persona sulmojnë me thikë katër të tjerë në Lipjan, dy arrestohen dhe tre arratisen

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje së bashku me tre të dyshuar të tjerë të cilët janë arratisur, kanë sulmuar fizikisht me thikë katër persona të tjerë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00, në Lipjan.
Tutje bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit dhe dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Lipjan 28.05.2026, 20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje së bashku me tre të dyshuar të tjerë, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur, kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) katër viktimat meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit dhe dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/













































