Vrasja në Gjakovë, Policia jep detajet


Është arrestuar një femër e cila dyshohet se ka vrarë babanë e saj në Gjakovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:05, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje në Spitalin e Gjakovës.
Ndryshe, dyshohet se një vajzë me çrregullime mendore e ka vrarë babanë e saj në Gjakovë. Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Sabrije Vokshi”, brenda shtëpisë së viktimës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































