LAJMI I FUNDIT:

Vranët dhe me diell, në disa zona edhe reshje shiu

Vranët dhe me diell, në disa zona edhe reshje shiu

Të premten në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërkaq në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të luhaten prej 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë, njofton MeteoKosova.


Era do fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, me shpejtësi prej 10-31 km/h. /Telegrafi/