LAJMI I FUNDIT:

Voton Sali Berisha: Nga nesër Shqipëria arkivon monizmin e shëmtuar

Voton Sali Berisha: Nga nesër Shqipëria arkivon monizmin e shëmtuar

Ish-kreyministri dhe drejtues i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova”, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

Pas hedhjes së votës, Berisha para gazetarëve tha se sot është ditë e fitores për demokracinë shqiptare. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime.


Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e vogël e qytetarëve në orët e para
Lexo po ashtu Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e vogël e qytetarëve në orët e para

“U bëjë thirrje qytetarëve që të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve që të rrinë në shtëpi mos të harrojnë që ky është një nxitje që ata të marrin pjesë sot në votime. Ai që ka frikë votën, ka frikë lirinë dhe është armik i saj.

Ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bënë gabimin edhe më të madh. Le tu prij mençuria e tyre në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes dhe vendit”, tha Berisha.

Berisha shtoi se nesër Shqipëria arkivon monizmin e shëmtuar.

“Kjo është pranvera e ndryshimit. Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar dhe kjo është një ditë fitore për demokracinë shqiptare”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori