MTV ka organizuar një kontest të për këngëtarët e rinj, por me përvojë, për të sprovuar veten e tyre në konkurs.

Dhjetëra mijëra këngëtarë nga mbarë kontinenti kanë marrë pjesë në këtë kontest, por në fazën e votimeve finale ka arritur të hyjë talenti shqiptar Loni Gashi.


Ai gjendet në top 530 këngëtarët e përzgjedhur nga MTV. Fituesi i këtij kontesti të MTV Brand New Unsigned do të performojë në një prej emisioneve ‘live’ unplugged e ku më pare kanë kaluar emra si Rihanna, Katty Perry dhe Justin Timberlake.

“Unë besoj se kur filloni diçka, ju e mbaroni dhe kjo më bën të veçantë, sepse unë jap 100 për qind në atë që bëj dhe kjo më bën unik. Kur më thonë se kam zë të mirë, ndihem mirë, por edhe më i përkushtuar për të punuar”, është shprehur Loni Gashi në deklaratën zyrtare për MTV.

Votimi mbyllet më 18 nëntor dhe fituesi shpallet më 27 nëntor.

Kur të klikoni për të votuar, kyçuni me llogarinë tuaj të Faceook ose Twitterit, e më pas shtypni butonin “Vote”. /Telegrafi/

Voto - https://www.brandnewunsigned.mtv.co.uk/act/lonigashi