LAJMI I FUNDIT:

Votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri po monitorohet nga kamerat

Votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri po monitorohet nga kamerat

Në katër komunat në veri të Kosovës, tashmë ka nisur procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve aktualë.

Ky proces po monitorohet nga kamerat në të gjitha qendrat e votimit.


Vendosja e kamerave nëpër vendvotime është bërë për herë të parë në Kosovë, dhe parashihet që kjo praktikë të vazhdojë tash e tutje në zgjedhje.

Shkarkimi i kryetarëve - sot votohet në katër komunat në veri
Lexo po ashtu Shkarkimi i kryetarëve - sot votohet në katër komunat në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati njoftuar më 11 prill se vendosja e kamerave “do të jetë praktikë për të gjitha proceset e ardhshme zgjedhore”.

Sipas KQZ-së, ky vendim është marrë për të shmangur parregullsitë e mundshme gjatë procesit zgjedhor. Ky institucion pati thënë se vendosja e kamerave në asnjë mënyrë nuk e cenon fshehtësinë e votës. /Telegrafi/