LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen: Po punojmë me Ballkanin për forcimin e kufijve

Von der Leyen: Po punojmë me Ballkanin për forcimin e kufijve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz u pyet edhe për çështjen e emigracionit.

“Pati diskutime të limituara për emigracionin. Nuk ishte fokusi i diskutimeve tona dhe patjetër ne patëm një shikim me BE për rrugët e emigracionit nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. Mund të them se çështja e parë nëse e shohim nga BE është të kemi rregullat tona të brendshme të adresuara dhe kjo është që të përfundojmë paktin e azilit dhe refugjatëve por jemi drejt një rruge pasi kemi rënë dakord për menaxhimin e krizës”.


“Po punojmë ngushtësisht me Ballkanin Perëndimor si p.sh. forcimi i kufijve që të kemi marrëveshje me disa, një regjistrim i saktë i refugjatëve dhe gjithashtu janë të rëndësishme edhe politikat e vizës. Agjencitë evropiane po përpiqen sa më shumë. Sa i përket rrugëve ligjore, po përfshijmë Ballkanin Perëndimor nëpërmjet menaxhimit të emigracionit për kufijtë e jashtëm.”, tha ajo.

Ndërsa kryeministri Rama shtoi:

“Patëm diskutime për këtë cështje dhe nuk mund të shtoj më tepër mbi atë që tha presidentja. Ajo që mund të them nga ana jonë, nuk jemi pjesë e rrugës së Ballkanit dhe në atë aspekt, ky fenomen por si gjithmonë jemi këtu gati për të ndihmuar dhe e kemi bërë gjithmonë. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që ka pasur më shumë hrebrenj pas Luftës së Dytë Botërore dhe është kthyer në një qendër për hebrenjtë dhe asnjë nuk iu dha nazitëve”.

“Kemi edhe eksperiencën dhe dramën pas pastrimit etnik në Kosovë dhe gjysmë milionë që u detyruan të linin shtëpinë e tyre sepse ishin nën sulm dhe literalisht, edhe me strehimin e afganëve dhe situatën e krijuar, dhe me bashkëpunimin me Afganistanin. Kjo është ajo që mund të them për t’ju përgjigjur pyetjes. Jam dakord me presidenten që ky fenomen është i tillë që duhet të merret përsipër në një mënyrë më të bashkuar dhe duke specifikuar rregullat dhe për BE dhe për ne sepse Ballkani është realiteti më i jashtëzakonshëm dhe nuk mendoj se ka ndonjë realitet në historinë e hartëzimit ku një entitet gjeografik dhe politik është i rrethuar nga vendet e BE-së. Jemi të rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe në një farë jemi pjesë e saj për mirë apo për keq.”