LAJMI I FUNDIT:

Volodymyr Zelenskyt nuk i lejohet të mbajë fjalim në Eurovision

Volodymyr Zelenskyt nuk i lejohet të mbajë fjalim në Eurovision

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është lejuar të mbajë fjalimin e planifikuar në Eurovision Song Contest përpara finales së kësaj fundjave.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili është organizator i garës, tha se kishte refuzuar kërkesën e liderit ukrainas për t’iu drejtuar audiencës së ngjarjes të shtunën.


Konkursi po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar në emër të Ukrainës, e cila kishte fituar të drejtën e organizimit pas triumfit të vitit të kaluar në shtetin italian, por shkaku pushtimit rus, nuk po e organizon raporton skynews.

Foto: Getty Images

“Eurovision Song Contest është një shfaqje argëtuese ndërkombëtare, e cila udhëhiqet nga rregullat dhe parimet strikte që janë vendosur që nga krijimi i tij”, thuhet në një deklaratë të EBU-së.

Albina Kelmendi reagon pas arritjes së Shqipërisë në finalen e ‘Eurovision 2023’: Kam besuar që bashkë do të ia dilnim
Lexo po ashtu Albina Kelmendi reagon pas arritjes së Shqipërisë në finalen e ‘Eurovision 2023’: Kam besuar që bashkë do të ia dilnim

“Si pjesë e tyre, një nga themelet e konkursit është natyra jopolitike e ngjarjes. Ky parim ndalon mundësinë e bërjes së deklaratave politike ose të ngjashme si pjesë e konkursit”, shtuan ata.

Foto: Getty Images

EBU shtoi se kërkesa e Zelenskyt për t’iu drejtuar audiencës në konkursit “për fat të keq nuk mund të pranohet pasi do të ishte kundër rregullave të ngjarjes”, pavarësisht se ishte “qëllimmire”.

EBU gjithashtu vuri në dukje se do të performojnë 11 artistët ukrainas, duke përfshirë fituesit e vitit të kaluar “Kalush Orchestra”.

Ndryshe, Shqipëria është kualifikuar në finale të garës, e cila do të mbahet të shtunën në Manchester. /Telegrafi/