Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar një takim me Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, pas konsolidimit të këshillit të ri, në përbërje të: Agron Shala, Besim Rexhaj, Ismet Azemi, Munish Hyseni, Mustafë Halili Samka Ferri dhe Feim Maliqaj – përfaqësues i MKRS-së.
Me anëtarët e Këshillit të Teatrit, Ministrja Dumoshi, diskutoi për mbarëvajtjen e punës dhe realizimin e repertorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, e cila është ndër sfidat e TKK-së pasi që shumë shfaqje premierë nuk kanë mundur të realizohen sipas planit të paraparë për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia.
Gjithashtu, ministrja tha se për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit të ri për zyrtarë publikë, i cili parasheh edhe ndryshimin e procedurave të rekrutimit, ka krijuar vonesa në hapjen e konkursit për zgjedhjen e drejtorit dhe udhëheqësit artistik të teatrit.
“Bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme jemi duke punuar në hartimin e akteve nënligjore të cilat përcaktojnë kriteret dhe mënyrën e përzgjedhjes së zyrtarëve publikë, e në këtë rast edhe të pozitave drejtuese të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sapo të miratohen këto akte nënligjore, ne menjëherë do ta shpallim konkursin për drejtor dhe udhëheqës artistik të teatrit dhe në këtë proces drejtpërsëdrejti jeni të përfshirë ju si anëtarë të Këshillit Drejtues”, u tha mes tjerash ministrja anëtarëve të KD të TKK-së.
Ministrja Dumoshi tha se në interesin e saj dhe si prioritet në fushën e kulturës ka forcimin e institucioneve kombëtare të kulturës dhe se me Këshillin Drejtues të TKK-së pret një bashkëpunim konkret dhe dinamik me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe performancës së institucionit të teatrit.
“Ne si MKRS, në vazhdimësi e kemi përkrahë teatrin dhe kemi investuar edhe në infrastrukturë. Ka edhe shumë për t’u punuar dhe ne në bazë të mundësive dhe kapaciteteve do të bëjmë më të mirën për teatrin. Forcimi i mëtejmë i institucionit të teatrit është një ndër objektivat e mia, sepse Teatri Kombëtar i Kosovës është një prej institucioneve më të rëndësishme të kulturës në Kosovë”, u shpreh ministrja.
Nga ana e tyre, anëtarët e Këshillit Drejtues të TKK-së, falënderuan ministren për takimin dhe gatishmërinë e treguar për bashkëpunim dhe për mbështetjen e pakursyer për teatrin.
Në kuadër të kompetencave dhe hapësirës ligjore, KD i TKK-së do të bëjnë maksimumin që institucioni i teatrit të jetë në vendin e merituar në kulturën e Kosovës, ka thënë kryesuesi i KD i TKK-së, Agron Shala, i cili edhe e informoi ministren se tashmë veç e kanë mbajtur mbledhjen e parë ku kanë biseduar për prioritetet dhe sfidat që ka teatri.
Ndër të tjera, Këshilli Drejtues i TKK-së në kuadër të kompetencave ka mbikëqyrjen punës së teatrit; aprovon politikat afatgjata të zhvillimit të teatrit dhe politikën artistike; me propozim të drejtorit të përgjithshëm, miraton planin vjetor buxhetor të teatrit; me propozim të udhëheqësit artistik dhe në përputhje me buxhetin vjetor miraton programin artistik vjetor të teatrit; shqyrton dhe miraton raportin vjetor financiar të teatrit; harton dhe propozon statutin, rregulloret dhe aktet tjera nënligjore të teatrit, të cilat i miraton Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; interviston kandidatët dhe zgjedh drejtorin e përgjithshëm dhe udhëheqësin artistik; inicion procedurën dhe shkarkon drejtorin e përgjithshëm dhe udhëheqësin artistik. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjithçka që duhet të dini për Met Gala 2024: Data, ora e deri te lista e të ftuarve
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara ‘PO’
Bad Bunny, Chris Hemsworth, Jennifer Lopez dhe Zendaya janë bashkëkryesuesit e Met Gala 2024
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'