LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: Faktori i vetëm i destabilitetit në rajon është Serbia

Vllasi: Faktori i vetëm i destabilitetit në rajon është Serbia

Situata në rajon është e tensionuar. Gati të gjitha vendet kanë qeveri të paqëndrueshme dhe një numër të madh të problemeve të brendshme. Nga ana tjetër, është ulur në rajon interesi dhe angazhimi i Bashkimit Evropian dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë po e përdor Rusia, drejtpërdrejt ose së bashku me aleatin e saj, Serbinë, për ndikim në rajon, ka thënë ish-funksionari komunist i Kosovës, Azem Vllasi, në një intervistë për ditoren boshnjake Avaz .

“Autoritetet serbe kanë pretendime të hapura territoriale ndaj Kosovës dhe Kosovën e trajtojnë si pjesë e Serbisë – si në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Nga Beogradi kurrë nuk do të dëgjojë distancim nga autoritetet në Banja Llukë që haptazi kërcënojnë të shkëputet Republika Serbe me anë të një referendumi e t’i bashkohet Serbisë. Me skenar të përgjakshëm u synua të përmbyset regjimi legjitim i Malit të Zi që të largohet vendi nga integrimi në BE dhe në NATO. Në këtë rast ishin të përfshirë njerëz nga Serbia dhe nga Rusia”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.


Sipas tij Rusia haptas kërcënon Malin e Zi, ndërsa ishte shteti i vetëm që mbështeti formacionin politik VMRO-DPNE që ushtroi dhunë në Parlamentin e Maqedonisë.

“Në rajon jemi rreshtuar si në vitet 1991-1992. Serbia në njërën anë e ballafaquar me Perëndimin e ne të tjerët (Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Maqedonia, Kosova), me aspirata demokratike properëndimore. Të gjitha këto vende, përfshirë Malin e Zi, edhe sot janë të kthyera kah integrimi euroatlantik. Veç Serbia i jep përparësi Rusisë e pastaj integrimit evropian. Me Serbinë asnjë vend tjetër në rajon nuk ka probleme të përbashkëta e as çështje të hapura. Kështu del që i vetmi faktor i jostabilitetit në Ballkan në Serbia. Njerëzit në krye të Serbisë kërcënojnë shtetet që kanë pranuar Kosovën”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori