LAJMI I FUNDIT:

Vlera e Bitcoin bie nën 3,500 dollarë

Vlera e Bitcoin bie nën 3,500 dollarë

Kriptovaluta Bitcoin edhe pse pati rritje për 1.51 për përballë dollarit amerikan në 24 orët e fundit, prapë pati rënie masive e nisur që nga muaji nëntor, po ashtu edhe muaji dhjetor është treguar i ashpër kriptovalutën më popullore në botë.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, Bitcoin aktualisht po tregtohet me 3,496.19 dollarë, ndërsa me 09 dhjetor 2017, vlera e tij ishte mbi 15 mijë dollarë.

Vlerat e Ripple, Ethereum dhe Bitcoin Cash ranë me të njëjtin ritëm në 24 orët e fundit.

Që nga muaji janar vlera e kombinuar e kriptovalutave ka rënë me rreth 87 për qind.

Volumi i tregtimi në 24 orët e fundit gjithashtu ra me mbi 60 për qind. /Telegrafi/