LAJMI I FUNDIT:

Vlera e Bitcoin bie në nivelin më të ulët

Vlera e Bitcoin bie në nivelin më të ulët

Kriptovaluta Bitcoin ka rënë deri në 16 për qind Brenda 24 orëve në më pak se 4,500 dollarë, duke sjellë humbjen më të madhe prej 30 për qind brenda një jave.

Edhe vlerat e kriptovalutave të tjera ranë ndjeshëm, ku Ethereum ra me 15.27 për qind dhe Ripple me 6.33 për qind.


“Euforia ka vdekur dhe çmimet janë konsoliduar me nivele më të ulëta. Shumë njerëz kanë humbur interesin”, tha Fawad Razaqzada, një analist në Forex, përcjell Telegrafi.

Kriptovalutat e nisin javën me rënie të madhe
Lexo po ashtu Kriptovalutat e nisin javën me rënie të madhe

Bitcoin është duke u tregtuar në nivelin 4,471.63 dollarë, niveli më i ulët që nga muaji tetor 2017.

Bitcoin tani ka humbur rreth 75 për qind të vlerës që nga kulmi që ishte në muajin dhjetor 2017. /Telegrafi/