LAJMI I FUNDIT:

Vladimir Putin i dorëzon pasaportën ruse aktorit Steven Seagal (Foto)

Vladimir Putin i dorëzon pasaportën ruse aktorit Steven Seagal (Foto)

Presidenti rus Vladimir Putin i dorëzoi pasaportën ruse aktorit amerikan, Steven Seagal, gjatë kësaj të premteje, ndërkohë që u shpreh se shpresonte që një gjest i tillë të shërbejë si një simbol i përmirësimit të marrëdhënieve të tendosura mes Moskës dhe Uashingtonit.

Në ceremoninë e zhvilluar në Kremlin, aty ku Seagal nënshkroi pasaportën e tij të re përballë Putinit, udhëheqësi rus tha:


“Dua t’iu përgëzoj juve dhe të theksoj shpresën që ky të jetë një tjetër gjest, pavarësisht se i vogël, që të mund të sinjalizojë normalizimin gradual të marrëdhënieve mes vendeve tona”.

E teksa Putin e pyeti mikun prestigjioz se si po ia kalonte, aktori iu përgjigj shkurtimisht. “Gjithçka shkon mirë. Do të kemi kohë të flasim. Për momentin dua të them se është nder për mua të jem këtu”.

Befason Steven Seagal, merr nënshtetësinë ruse (Foto)
Lexo po ashtu Befason Steven Seagal, merr nënshtetësinë ruse (Foto)
“]

Putin, një fans i shquar i arteve marciale të praktikuara shpesh nga Seagal në filmat e tij aksion të Hollivudit, nënshkroi urdhrin në fillim të këtij muaji që i jepte nënshtetësinë ruse aktorit të famshëm. Në atë kohë, një zëdhënës i Kremlinit përmendi “ndjenjën e ngrohtë kundrejt Rusisë” të Seagal dhe famën e tij, si motive të mjaftueshme për t’i dhënë atij nënshtetësinë.

Prej më shumë se një dekadë, 64-vjeçari Seagal ka qenë një vizitor i rregullt i Rusisë. Filmat e tij, si për shembull “Under Siege” apo “Sniper: Special Ops” janë tepër popullorë për rusët.

Seagal është personi më i fundit i famshëm nga Perëndimi që merr pasaportën ruse gjatë viteve të fundit. Në vitin 2013, Gerard Depardieu, aktor francez ky, mori gjithashtu nënshtetësinë nga Putin.

Gjatë dy viteve të fundit, marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-ve janë përkeqësuar në nivelet më të ulëta që prej Luftës së Ftohtë, kryesisht për shkak të konflikteve të armatosura në Ukrainë dhe Siri, ku Moska dhe Uashingtoni mbështesin palë të kundërta. Putin, ndërkohë, ka shprehur dëshirën që me zgjedhjen e Trumpit president të Amerikës, këto marrëdhënie të përmirësohen.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori