LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani pritet t’i bashkohet partisë së Mimoza Kusari-Lilës e Ilir Dedës

Vjosa Osmani pritet t’i bashkohet partisë së Mimoza Kusari-Lilës e Ilir Dedës

Dy iniciuesit e partisë së re në skenën politike të Kosovës, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila, duket të jenë aktivë në terren.

Telegrafi mëson se shumë shpejt iniciativës së Dedës dhe Kusarit, pritet t’i bashkohet edhe njëra prej figurave më të fuqishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani.


Sipas këtij burimi, Osmani nuk do të shkojë e vetme në Partinë e Re, por se më të do të shkojnë edhe eksponentë tjerë të LDK-së, të cilët janë përkrahës të kësaj deputete.

“Edhe disa degë të LDK-së, kanë shpreh gatishmërinë  që të kalojnë në Partinë e Re. Por krejt këto pas ardhjes së Osmanit”, ka thënë ky burim.

Partisë, gjatë javëve në vijim, pritet t’i bashkohet edhe avokati Dastid Pallaska, emri i të cilit është lakuar shumë gjatë kohëve të fundit, se do të bëhet pjesë e kësaj iniciative.

Ky burim i Telegrafit, ka theksuar se Deda nuk synon të jetë lider i Partisë së Re, duka iu lëshuar garën figurave tjera të partisë.

“Njëra prej opsioneve të zgjedhjes së liderit, do të mund të bëhet në bazë të një sondazhi me qytetarët. Figura e cila gëzon më së shumti përkrahje nga ana e qytetarëve do të jetë lider i partisë. Nëse kjo jo, atëherë mund të ndodhë që lideri të zgjidhet me short”, ka theksuar ky burim.

Ndryshe, para disa javësh ish – deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ilir Deda, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, dhe pati paralajmëruar krijimin e një forcë të re politike, të cilës iu bashkua pas disa ditësh iu bashkua edhe Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori