LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani: Në pranverë dihet fati i Qeverisë “Haradinaj” (Video)

Vjosa Osmani: Në pranverë dihet fati i Qeverisë “Haradinaj” (Video)

Deputetja më e votuar femër e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani është shprehur e habitur me reagimin e deputetëve nga radhët e VV-së në seancën plenare të javës së kaluar, gjatë kohës kur ajo dhe deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku po kritikonin PDK-në.

Sipas Osmanit, gjuha që përdorën deputetët e VV-së kundrejt tyre ishte e panevojshme.


“Për mu është shumë e çuditshme, kur Vetëvendosja merreshin me ne e nuk brengoseshin për ato që ne i thonim për PDK-në, gjë që prej mënyrës se si reaguan shiheshin sikurse u dhimbsej ajo çfarë thonim për PDK-në. Pra ishte një gjuhë e panevojshme që deputetët e VV-së e përdoren atë ditë”, ka thënë ajo në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrrokum.

Osmani, po ashtu është deklaruar edhe për jetëgjatësinë e Qeverisë “Haradinaj”, për çka tha se pranvera e vitit të ardhshëm do të jetë koha kur më së voni do të dihet fati i saj.

“Me këtë shumicë që e ka kjo qeveri më së voni në pranverë do ta shoh se do të ketë të pamundur për të vazhduar”, u shpreh ajo.

Më tej ajo është shprehur se nuk do të tregohet e heshtur karshi gjuhës së VV-së, por do t’iu përgjigjet të gjitha sulmeve dhe propagandave që sipas saj i bën kjo parti.

“Ne jemi të gatshëm që t’iu përgjigjemi edhe sulmeve dhe propagandave, sepse unë nuk e kam ndërmend të hesht”, ka thënë Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori