LAJMI I FUNDIT:

Vjedhja në shtëpinë e Kryeprokurorit, a është dëshmi për pasiguri në vend?

Vjedhja në shtëpinë e Kryeprokurorit, a është dëshmi për pasiguri në vend?

Shtëpia e kryeprokurorit të Shtetit Aleksander Lumezi të martën u bë cak i një vjedhjeje. Atij brenda objektit ku jeton iu vodh telefoni. Pavarësisht se Lumezi ishte nën mbikëqyrjen e policisë, telefoni i tij tashmë gjendet në duart e hajnave.

Pas këtij incidenti, kanë reaguar civilë e politikanë, duke aluduar në atë se siguria në vend është në nivelin më të ulët të mundshëm dhe se qytetarët e vendit nuk kanë aspak siguri kur një gjë e tillë i ndodh një personi me ndikim, siç është kryeprokurori.


Por njohësi i çështjeve të sigurisë Bejtush Gashi thotë për lajmi.net se ky rast nuk mund të merret si pikë reference se pasiguria në vend është e madhe, pasi siç vlerëson ai, këto janë gjëra që ndodhin gjithkund dhe mund të i ndodh secilit, pavarësisht pozitës.

Vjedhja e dyshimtë e telefonit të kryeprokurorit të Shtetit
Lexo po ashtu Vjedhja e dyshimtë e telefonit të kryeprokurorit të Shtetit

“Rasti i vjedhjes së telefonit të Aleksander Lumezit nuk mund të merren si pikë reference se shkalla e pasigurisë në vend është e madhe. Është vështirë më ardh deri të konstatimi se kjo është një pikë referencë ku shkalla e pasigurisë është e madhe, por këto janë gjëra që ndodhin. Përkundër masave që janë marr në shtëpinë e Lumezit apo që ai e ka pasur edhe sigurimi njerëzit e asaj kategorike, përkatësisht ata të cilët e kanë pas si objekt atë veprim nuk besoj që mund të ketë adresë të drejtpërdrejtë që të këtë konotacion për shkallën e sigurisë në Kosovë, sepse veprimet e tilla mund të ndodhin”, tha Gashi.

Ai thotë se të tilla depërtime të vjedhjeve në të ashtuquajtur korridore të sigurisë janë të pranishme jo vetëm këtu, por edhe në të gjitha vendet.

Suspendohet zyrtari policor dhe mbikëqyrësi i Aleksandër Lumezit
Lexo po ashtu Suspendohet zyrtari policor dhe mbikëqyrësi i Aleksandër Lumezit

“Dhe në këtë rrafsh është e vështirë të përcaktohet niveli i sigurisë. Mund të ketë qenë edhe një skenar i përgatitur pra me teori konspirative por edhe mund të ketë ndodhur rastësisht krejt ky rast sido që të jetë faza e mëtutjeshme e veprimeve do ta zbardh këtë”, sqaroi Gashi.

Kujtojmë se prona e Lumezit, e cila gjendet në Rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, është sulmuar dje, në orët e hershme të mëngjesit.

Pas kësaj ëshhë deklaruar edhe vetë Kryeprokurori i cili ka shpjeguar se vjedhja ka ndodhur derisa ai me familje ishin duke fjetur.

Ndërkaq, policia i ka suspenduar për 48 orë një zyrtar policor të divizionit të sigurimit si dhe një mbikqyrësi të policit./Lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori