Vjedhin derivate të naftës, arrestohen dy persona në Suharekë


Dy persona janë arrestuar pasi janë zënë në flagrancë duke tentuar të kryenin vjedhje të baterive dhe derivateve të naftës nga kamionët brenda në një depo.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:00 në zonën industriale Shirokë, Suharekë.
Sipas raportit të policisë, nga të dyshuarit është konfiskuar një veturë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa pas intervistimit të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/01/2019




































