LAJMI I FUNDIT:

Vizita në SHBA, Kurti: Pyesnit kur do të shkoja, ju kam thënë se do të pyesni edhe kur kthehem – ju kam paralajmëruar se do të jetë e gjatë

Vizita në SHBA, Kurti: Pyesnit kur do të shkoja, ju kam thënë se do të pyesni edhe kur kthehem – ju kam paralajmëruar se do të jetë e gjatë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas Forumit të Bizneseve të Diasporës ka folur për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në një deklaratë për media tha se me kohë ka paralajmëruar që do të qëndrojë gjatë në SHBA, ndërsa tha se po ashtu ka paralajmëruar se kur pyetje se kur do të shkonte në SHBA, pastaj do të pyesnin se kur kthehet.


“Që do të qëndroj gjatë unë e kam paralajmëruar me kohë nuk ka të befasuar, përveç atyre që nuk i ndjekin zhvillimet politike. Kam thënë se sa pyesni se kur po shkon në Amerikë, së shpejti do të pyesni se kur po kthehesh dhe saktësisht ashtu ka ndodhur…”, tha Kurti.

Ai po tha se gjatë qëndrimit në SHBA, ka vizituar edhe Shtëpinë e Bardhë, kur është takuar me këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.

“… Unë kam qenë në Shtëpinë e Bardhë dhe takimi që është mbajtur aty ka qenë me këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, që është pikërisht takim në funksion të një qëllimi tjetër përveç investimeve në Kosovë, ajo është siguria për Kosovën…. Sullivan është një person i informuar”, u shpreh kreu i ekzekutivit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori