LAJMI I FUNDIT:

Vizita në Agjencinë e Privatizimit, kryeministri Albin Kurti numëron ‘katër sukseset’ e bordit të ri

Vizita në Agjencinë e Privatizimit, kryeministri Albin Kurti numëron ‘katër sukseset’ e bordit të ri

Kryeministri Albin Kurti pas vizitës në Agjencinë Kosovare të Privatizimi ka numëruar katër pika të cilat ka thënë se janë sukseset e bordit të ri.

Pas një takimi me bordin, Kurti ka thënë se suksesi i parë është përgatitja e Strategjisë Përmbyllëse të AKP-së, shkruan Telegrafi.


Ndërsa, si sukses të dytë ai ka thënë se është bërë identifikimi i aseteve të agjencisë që do të transferohen në Fondin Sovran.

“Patëm një takim përmbajtjesor me bordin e AKP-së. Më 6 gusht të vitit të kaluar është emëruar bordi i ri dhe konstatojmë se kemi pasur disa të arritura për interesin publik dhe ekonomik të Kosovës në mesin e të cilave janë përgatitja e Strategjisë Përmbyllëse të AKP-së, e ndjekur nga identifikimi i aseteve të cilat mund të transferohen në Fondin Sovran, të cilat bordi i ka identifikuar 2,364 asete ku është vlerësuar 1,653 prej tyre do t’i bartën Fondit, ndërkaq 731 do të vazhdojnë të mbesin në portofolin e AKP-së”, tha Kurti.

Sipas të parit të Qeverisë, suksesi i tretë është shkurtimi i shpenzimeve të AKP-së dhe aktivizimi i ndërmarrjes Brezovica.

“Suksesi i tretë është shkurtimi i shpenzimeve që janë bërë në vlerë të përgjithshme prej 2.6 milionë euro dhe e fundit është aktivizimi i ndërmarrjes Brezovica, duke e vënë atë në përputhje të plotë nën juridiksionin e Kosovës, ku me këtë rast do t’i hapet rruga investimeve për këtë qendër tejet të rëndësishme turistike”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori