LAJMI I FUNDIT:

BE: Vizita e Lajçakut në Kosovë e Serbi është për të gjetur përfundimisht rrugën për de-eskalim të situatës

BE: Vizita e Lajçakut në Kosovë e Serbi është për të gjetur përfundimisht rrugën për de-eskalim të situatës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë sot (e martë), se vizita e sotme në Prishtinë e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është që përfundimisht të gjendet rruga për de-eskalim të situatës në veri.

Në konferencën për media, Stano tha se Lajçak pas Prishtinës do të jetë në Beograd, dhe se kjo vizitë është në kuadër të frymës së diskutimeve të Këshillit Evropian.


“Kjo vizitë specifike është vazhdim i Këshillit Evropian. Këshilli Evropian, siç e dini, liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së po diskutonin për tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ata kërkuan për deeskalim të shpejtë, pra kjo është në frymën e diskutimeve të Këshillit Evropian dhe konkluzioneve të Këshillit se Përfaqësuesi i Lartë, Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak që të udhëtojë si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd për t’i çuar çështjet përpara për të gjetur përfundimisht rrugën për të de-përshkallëzuar dhe të mos kemi përshkallëzim, të mos jemi dëshmitarë të vazhdimit të tensioneve, por të de-përshkallëzojmë dhe në fund të kthehemi te bisedimet për normalizim në kuadër të dialogut”, tha Stano.

Masat e BE-së ndaj Kosovës, Stano tregon se cilat janë ato dhe paralajmëron të njëjtat edhe për Serbinë
Lexo po ashtu Masat e BE-së ndaj Kosovës, Stano tregon se cilat janë ato dhe paralajmëron të njëjtat edhe për Serbinë

Zëdhënësi i BE-së, shtoi se vendet anëtare të BE-së, u kanë bërë thirrje të dyja vendeve për de-eskalim të menjëhershëm të situatës.

“Ata gjithashtu përshkruajnë se çfarë pritet të bëjnë të dyja palët, dhe vizita e Përfaqësuesit Special të BE-së, Lajçak, në rajon, vizitat e liderëve individualë nga shtetet anëtare në rajon po e çojnë përpara këtë. Ata janë aty për të krijuar atmosferën ku të dyja palët më në fund do të fillojnë të sillen në mënyrë evropiane dhe t’i kthehen dialogut. Kjo do të thotë de-përshkallëzim i menjëhershëm, renditja e hapave siç është përshkruar më parë dhe më pas zgjidhja e situatës, zvogëlimi i tensioneve dhe kthimi në punën normale për dialogun”, tha Stano.

I pyetur rreth mundësisë për një takim të ardhshëm në kuadër të dialogut, Stano tha se aktualisht nuk janë krijuar kushtet.

“Sigurisht që në një moment do të mbahet takimi i ardhshëm i dialogut, por për këtë nuk janë krijuar kushtet tani, ne kemi ende këtë fazë ku duhet të çojmë përpara atë që u diskutua në Këshillin Evropian, prandaj përfaqësuesi i lartë Lajçak është sot në Prishtinë dhe më vonë do të jetë në Beograd”, shtoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori