LAJMI I FUNDIT:

Vitamina më e rëndësishme të cilën patjetër duhet ta merrni gjatë vjeshtës dhe dimrit

Vitamina më e rëndësishme të cilën patjetër duhet ta merrni gjatë vjeshtës dhe dimrit

Këtë shtesë me ushqim duhet ta marrin të gjithë.

Shumica sot pinë shtesa të ndryshme të ushqimit, mirëpo shumica e tyre fare nuk janë të nevojshme për shëndetin, transmeton Telegrafi.


Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme – pa hekur, vitaminë C apo kalcium, për shembull, trupi nuk mund të funksionojë si duhet.

Mirëpo, janë të nevojshme shumë sasi të cilat me siguri i merrni nga artikujt ushqimorë, nëse ushqeheni shëndetshëm.

Nga fillimi i tetorit e deri në fund të marsit, nuk kemi mjaft rreze dielli, në mënyrë organizmi të mund ta sintetizojë vitaminën D aq sa e është e nevojshme.

Kjo vitaminë rregullon sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trup, prandaj është e domosdoshme për eshtra, dhëmbë dhe muskuj të shëndetshëm.

Shumë studime të ndryshme e kanë ndërlidhur mungesën e vitaminës D me kancerin e gjirit, kancerit e zorrëve, kancerin e prostatës, me sëmundje të zemrës, depresion, shtim të peshës, etj.

Prandaj, përveç se vitamina D është e domosdoshme për eshtra, dhëmbë e muskuj, ajo, sipas ekspertëve shëndetësorë, shërben edhe për trajtimin dhe parandalimin e autizmit, kancerit, dhimbjes kronike, diabetit, shtypjes së lartë të gjakut, osteoporozës, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Shëndetësi
Kalo në kategori