LAJMI I FUNDIT:

Vitamina C rrit rrezikun nga gurëzit në veshka?

Vitamina C rrit rrezikun nga gurëzit në veshka?

Është shumë e sigurt kur merret në sasi të rekomanduara

Te disa njerëz vitamina C mund të shkaktojë krupë, vjellje, djegësirë në lukth, ngërçe lukthi dhe dhembje koke, transmeton Telegrafi.


Probabiliteti i shfaqjes së atyre efekteve anësore rritet me sasinë e vitaminës C e cila merret.

Vitamina C është nutren shumë i fuqishëm për shëndetin tonë. Marrja e sasisë së mjaftueshme të kësaj vitamine është posaçërisht e rëndësishme për mbrojtjen e sistemit të shëndetshëm imunitar.

Gjithashtu, vitamina C ka rol të rëndësishëm në shërimin e plagëve, ushqimin e eshtrave dhe përmirësimin e funksionit të trurit.

Njëri ndër shkaktarët më të shpeshtë që njerëzit marrin suplemente të vitaminës C është ideja që ajo më së shumti ndihmon në pengimin e ftohjeve.

Mirëpo, disa suplemente përmbajnë sasi jashtëzakonisht të larta të vitaminës C, gjë që në disa raste mund të shkaktojë efekte të padëshirueshme.

Vitamina C është substancë e bardhë kristalore, pa aromë dhe me shije të thartë. Është e qëndrueshme në ambient të thartë, ndërsa e ndjeshme në nxehtësi (50 – 90% shkatërrohet me zierje), ajër dhe bazë (alkale).

Absorbimi bëhet në mukozën e gavrës së gojës dhe në pjesën e sipërme të zorrës së hollë. Absorbimit të vitaminës C i ndihmojnë kalciumi, magnezi, të gjitha vitaminat dhe mineralet.

Absorbimit të vitaminës C i pengon stresi, temperatura e lartë e trupit, duhani, alkooli, antibiotikët, salicilatet dhe mjetet orale kontraceptive.

Sasitë më të mëdha se 2.000 mg sigurisht nuk janë të sigurta dhe mund të shkaktojnë gurë në veshka dhe diarre të rëndë.

Te personat që janë të prirë për formimin e gurëve në veshka konsumi afatgjatë dhe ditor i më shumë se 1000 mg të vitaminës C në mënyrë të konsiderueshme e rrit rrezikun e përsëritjes së gurëve në veshka.

Duhet theksuar se doza prej 1000 mg e vitaminës C është 10 herë më e lartë se maksimumi i kërkuar.

Sa më shumë që konsumohet vitaminë C në organizëm, më shumë tajitet në veshka. Forma më e zakonshme e gurëve në veshka janë oksalatet e kalciumit. Disa persona e metabolizojnë vitaminën C deri në oksalate.

Vetë vitamina C është acid, që do të thotë se sa më shumë që gjendet në urinë, aq më acidike do të jetë urina (pH më e ulët). Rreziku më i madh i kristalizimit të oksalatit të kalciumit është në pH me vlerë 4.5-5.5. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori