LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Jr shijon transferimin e Arda Guler te Real Madridi, thumbon Barcelonën

Vinicius Jr shijon transferimin e Arda Guler te Real Madridi, thumbon Barcelonën

Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior ka shijuar ‘goditje’ ndaj Barcelonë duke mirëpritur transferimin e Arda Guler në Real Madrid.

Ish-mesfushori i Fenerbahces iu bashkua Real Madridit gjatë ditës së enjte, pavarësisht bisedimeve të shumta me zyrtarët e Barçës.


Guler vlerësohet si lojtari i ri më i mirë i prodhuar nga Turqia në vitet e fundit, me presidentin e Barçës, Joan Laporta, që pranoi publikisht qëllimin e nënshkrimit të tij këtë javë.

Fenerbahce publikon shifrat pas transferimit të Arda Guler te Real Madridi – mbretërit do të paguajnë më shumë se sa ishte njoftuar
Lexo po ashtu Fenerbahce publikon shifrat pas transferimit të Arda Guler te Real Madridi – mbretërit do të paguajnë më shumë se sa ishte njoftuar

Kjo ‘vjedhje’ nga Los Blancos ka lënë të kënaqur sulmuesin brazilian, Vini Jr, i cili ka thumbuar rivalët e tyre të përjetshëm pas lajmeve për shokun e tij të ri të skuadrës.

“Një tjetër që zgjedh klubin më të madh”, shkroi Vinicius Jr në rrjetet sociale pas njoftimit zyrtar për ardhjen e Guler nga Real Madrid.

Transferimi i talentit të madh turk i ka kushtuar Mbretërve 20 milionë euro, plus 10 milionë euro tjera bonuse dhe 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme. /Telegrafi/