LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Jr kritikon qasjen e La Ligës ndaj thirrjeve raciste

Vinicius Jr kritikon qasjen e La Ligës ndaj thirrjeve raciste

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior ka kritikuar sërish mungesën e veprimit të La Ligës për abuzimet raciste në ndeshje.

Vinicius ishte në shënjestër të thirrjeve të neveritshme nga tribunat në fitoren 2-1 të Real Madridit në derbin ndaj Atletico Madridit në shtator, me La Ligën që dështoi të reagojë mjaftueshëm ndaj një çështjeje të vazhdueshme në futbollin spanjoll.


Reprezentuesi brazilian mori më shumë abuzime, si në stadium ashtu edhe në internet, në ndeshjet pasuese të ligës përpara pushimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Video të tjera janë shfaqur me sharje raciste që synojnë Vinciusin, në rikthimin fitues të Real Madridit në La Liga në ndeshjen kundër Real Valladolid, dhe 22-vjeçari dha një përgjigje të prerë për situatën.

“Racistët vazhdojnë të shkojnë në stadiume dhe të shohin nga afër klubin më të mirë në botë, dhe La Liga vazhdon pa bërë asgjë”.

“Do të vazhdoj me kokën lart dhe duke festuar fitoret e mia dhe të Real Madridit. Në fund të fundit, faji jam unë!”, ka shkruar braziliani në Instagram.

Vinicus ka të ngjarë të pushohet për udhëtimin e Real Madridit në Kupën e Mbretit në CP Cacereno, si pjesë e një formacioni shumë të ndryshuar kundër ekipit të nivelit të katërt, përpara se të kthehet për ndeshjen e ligës në Villarreal  më 7 janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori