LAJMI I FUNDIT:

Villarreali pa golashënuesin kryesor ndaj Juves, Morenos i është rikthyer lëndimi

Villarreali pa golashënuesin kryesor ndaj Juves, Morenos i është rikthyer lëndimi
(Foto: Instagram/gerard_moreno)

Sulmuesi i Villarrealit, Gerard Moreno, nuk do të luajë në ndeshjen e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, ndërsa është në dyshim edhe për sfidën kthyese.

29-vjeçari do të mungojë së paku tri javë pas një problemi muskulor që i është rikthyer në këmbën e djathtë, shqetësim që e ka mundura në muajt e fundit.


Për të njëjtin lëndim, ai nuk ka luajtur për 35 ditë gjatë tetorit dhe nëntorit të vitit të kaluar.

Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se nuk bëhet fjalë për një lëndim serioz pas largimit në takimin ndaj Real Betisit, megjithatë Moreno do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme, si ndaj Real Madridit, Granadas, Espanyolit dhe Juventusit.

Takimi i parë i të tetës së finales zhvillohet më 22 shkurt në La Ceramica, kurse takimi kthyes në Allianz Stadium më 16 mars.

Kjo është goditje e rëndë për Villarrealin, sepse Moreno është golashënuesi kryesor i skuadrës spanjolle këtë sezon me 11 gola dhe katër asistime në 19 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/