LAJMI I FUNDIT:

Vig Poppa tregon se si i humbi 45 kilogramë pas zhvendosjes në Suedi

Vig Poppa tregon se si i humbi 45 kilogramë pas zhvendosjes në Suedi
Foto: Vig Poppa/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Vig Poppa, shënoi së fundmi rikthimin e tij në muzikë me dy projekte muzikore, pas një pauze relativisht të gjatë.

Bashkëpunimet “Futja kepen” me DJ Geek dhe “Alo” me Ronela Hajatin janë pritur mirë nga publiku, teksa në një intervistë të fundit për Telegrafin, reperi emri i vërtetë i të cilit është Vigan Bardhi, ka treguar se është i kënaqur me rezultatin.


Sigurisht që në paraqitjen e tij në këto dy klipe, nuk ka shpëtuar pa rënë në sy edhe ndryshimi i tij drastik në humbjen e shumë kilogramëve.

Foto: Vig Poppa/Instagram

Ai për Telegrafin tregoi se i ka humbur plot 45 kilogramë.

Rikthimi në muzikë, ndryshimi drastik në peshë dhe zhvendosja në Suedi - Vig Poppa rrëfen evolucionin
Lexo po ashtu Rikthimi në muzikë, ndryshimi drastik në peshë dhe zhvendosja në Suedi - Vig Poppa rrëfen evolucionin

“Deri tash i kam humbur 45 kilogramë, me ushtrime e jetesë të shëndetshme”, ka thënë Vig Poppa.

I pyetur për mënyrën se si vendosi ta bënte këtë kthesë në jetën e tij, ai tregoi se ishte ndryshimi i stilit të jetesës që nga zhvendosja e tij në Suedi.

Foto: Vig Poppa/Instagram

“Jeta pa rregull e rutina që e kom pasur në Kosovë e ka bërë shumë të vështirë e të pamundshme për mua të mbaj peshën në rregull e shëndetin optimal. Po tash në Suedi po jetoj ndryshe, po ha, po flej, po ushtroj me rregull edhe e gjithë kjo po rezulton në humbje të peshës edhe në përmirësimin e shëndetit tim në përgjithësi”, ka thënë Vig Poppa për Telegrafin.

Reperi i cili njihet si një nga themeluesit e grupit KAOS ka treguar gjithashtu se është në përgatitje të një albumi, që do të jetë në duart e fansave në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Foto: Vig Poppa/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori