LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi në muzikë, ndryshimi drastik në peshë dhe zhvendosja në Suedi – Vig Poppa rrëfen evolucionin

Rikthimi në muzikë, ndryshimi drastik në peshë dhe zhvendosja në Suedi – Vig Poppa rrëfen evolucionin
Burimi i fotos: Vig Poppa/Instagram, Foto-Montazh: Ardian Keka/Telegrafi

Njihet si një nga reperët më të spikatur të estradës shqiptare, por daljet publike të tij viteve të fundit kanë qenë më të pakta – dhe kjo jo pa arsye.

Vig Poppa, emri i vërtetë i të cilit është Vigan Bardhi njihet si një prej themeluesve të grupit KAOS, njashtu dhe si producent i shumë këngë të pëlqyera për shumë artistë të tjerë.


Pas një pauze relativisht të gjatë, ai ka shënuar së fundmi një rikthim në skenë, duke publikuar dy projekte muzikore të cilat po pëlqehen mjaft shumë, teksa më shumë se sa “rikthim”, ai preferon ta quajë prezencë më të rrallë skenike paraqitjen e tij në muzikë.

Vig Poppa (Foto: Vig Poppa/Instagram)

Në një intervistë të re për Telegrafin, Vig Poppa tregon se ka nisur tashmë një jetë të re me familjen e tij në Suedi, me ç’rast edhe muzika ka kaluar në plan të dytë për të – por jo aq sa për t’u larguar tërësisht prej saj.

Në këtë bisedë, Bardhi tregon se pse zgjodhi Suedinë, si arriti të bëjë transformim drastik në humbjen e peshës dhe çfarë të rejash të tjera mund të presim nga ai në vazhdim…

Vigan, jeni rikthyer së fundmi me dy projekte të reja muzikore “Futja kepen”(bashkëpunim me DJ Geek) dhe “Alo” (bashkëpunim me Ronelën). Na trego pak si janë pritur nga publiku këto dy projekte?

Jam shumë i kënaqur në fakt për këto dy projekte, kryesisht shkaku i komenteve edhe reagimit pozitiv që i morën. “Futja kepen” me Dj Geek është një projekt që e kam pasur për zemër se e kam bërë për qejf timin edhe të fansave të muzikës time. Realizimi i projektit ka qenë shumë argëtim. Me Dj Geek njihemi shumë kohë më parë edhe e kemi një miqësi të mirë kështu që çdo gjë ka rrjedhur natyrshëm e pa stres, gjë që mund të vërehet edhe në klip. Për klipin “Alo” me Ronelën më ka intriguar vet ideja e përpunimit të një kënge që gjenerata ime e ka dëgjuar si fëmijë edhe përshtatja e saj që e kishte realizuar Ronela në stil të ri, më pëlqeu shumë edhe më gëzon shumë fakti që isha pjesë e saj. Ishte hera e parë që po bashkëpunoj me Ronelën, po shpresoj që nuk do të jetë e fundit. Në përgjithësi dy projekte e dy kujtime shumë të mira për mua.

Këto dy bashkëpunme në një farë forme iu kanë “rikthyer” në skenë. Pse kjo distancë në kaq vite?

Në fakt unë s’jam larguar prej skenës komplet. Jeta e re në Suedi, shkollimi edhe obligimet familjare që i kam tash nuk po më lënë energji e kohë me iu përkushtu muzikës si duhet, e nuk e preferoj të bëj muzikë pa iu përkushtuar plotësisht. Herë pas here lansoj këngë, qysh keni mundur të shihni të gjithë, se prej muzikës nuk mund të largohem kurrë, por tash me një tempo më të ngadalshme. S’di sa po e vëreni, unë e bëj nga një “rikthim” çdo vit (qesh).

Bashkëpunimet “Futja kepen” me DJ Geek dhe “Alo” me Ronela Hajatin e rikthyen Vig Poppën në muzikë pas një mungese të gjatë (Foto: Vig Poppa/Instagram)

Paraqitja juaj e sivjetme i ka befasuar të gjithë me ndryshimin tuaj drastik pas humbjes në peshë. Na trego pak sa kilogramë ke arritur të humbasësh në total?

Deri tash i kam humbur 45 kilogramë, me ushtrime e jetesë të shëndetshme.

Si e keni arritur dobësimin dhe cila është këshilla që do iu jepje atyre që e duan një ndryshim si ti?

Jeta pa rregull e rutina që e kom pasur në Kosovë e ka bërë shumë të vështirë e të pamundshme për mua të mbaj peshën në rregull e shëndetin optimal. Po tash në Suedi po jetoj ndryshe, po ha, po flej, po ushtroj me rregull edhe e gjithë kjo po rezulton në humbje të peshës edhe në përmirësimin e shëndetit tim në përgjithësi.

Vig Poppa i ka befasuar të gjithë fansat me ndryshimin drastik pas humbjes së kilogramëve të tepërt (Foto: Vig Poppa/Instagram)

Prej kohësh jeni zhvendosur me familjen në Suedi. Pse kjo lëvizje dhe pse ky zgjodhët shtetin nordik?

Arsyeja kryesore pse jemi zhvendosur në Suedi është që kemi dashur një shkollim e edukim adekuat për fëmijët tanë. Gruaja ime Anduena, ka lindur e është rritur në Suedi. Pas martesës kemi mundur të shkojmë kudo për të jetuar në fakt me pasaporta suedeze, por shkaku i sigurisë e stabilitetit familjar e kemi zgjedhe qëndrimin këtu.

Me çfarë merreni në Suedi dhe a ka kaluar muzika në plan të dytë për ju?

Këto dy vitet e fundit jam duke u përgatitur për universitet në fakt. Shkollimi i Kosovës nuk më ka vlejtur asgjë në Suedi edhe shkaku i mos-njohjes së gjuhës mu ka dashur të bë gjithçka prej fillimit, kështu që jam ende në proces të përgatitjes për universitet. Muzikën për momentin e kam lënë pak anash, po gjithsesi do të punoj në muzikë në të ardhmen, sepse krijimi i muzikës është pjesë shumë e madhe e imja qe s’mundem ta injoroj.

Foto: Vig Poppa/Instagram

Në çfarë je duke punuar aktualisht? Presim projekte të reja nga ju?

Jam duke punuar në album në fakt. E kam plan të realizoj vetëm një album, por po më merr shumë kohë se po dua ta bëj mirë. Disa këngë, ose më mirë të them gjysma e albumit është përfunduar, jam duke punuar në formën komplete edhe mesazhin përfundimtar të albumit që do të kompletohet me realizimin e disa këngëve të tjera.

Na trego pak si e sheh estradën sot? Çfarë po shkon dhe çfarë nuk po shkon me tregun muzikor vendor?

Po më pëlqen fakti që rrjetet sociale i kanë lejuar artistët të komunikojnë direkt me audiencën e tyre pa kaluar nëpër pengesa të klaneve që duan ta kontrollojnë skenën. Po edhe po më pengon fakti që po fokusohemi shumë në klikime e në numra për të vlerësuar një artisti dhe përfundimisht po përfundojnë artistët duke blerë më shumë klikime se artistët amerikanë, gjë që në fund po e bën çdo sukses jo real.

Foto: Vig Poppa/Instagram

Thënia juaj e jetës?

Është një proverb e Marcus Aurelius: “Nëse durohet, duroje, mos u anko”.

Vigan, faleminderit shumë për intervistën. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?

I falënderoj të gjithë fansat e muzikës time që lënë komente të mira dhe e vlerësojnë muzikën time, më shumë po vjen prej meje se shpejti. Mesazhi i fundit kish me qenë ndoshta për të gjithë që të provojnë një sfidë (challenge) që më ndihmon mua me pozitivitet, e ajo është: “Mos thuaj asgjë negative për 24 orë”, paqe! /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kalo në kategori