LAJMI I FUNDIT:

Vig Poppa njofton se ka nisur studimet në Universitetin e Suedisë

Vig Poppa njofton se ka nisur studimet në Universitetin e Suedisë
Foto: Vig Poppa/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Vig Poppa, ka tash e sa kohë që është zhvendosur në Suedi.

Me të shkuar atje, ai bëri një ndryshim drastik të stilit të jetesës – duke humbur shumë kilogramë dhe zhvilluar synime të reja në jetën e tij.


Ai madje ka arritur së fundmi që të regjistrohet në universitetin shtetëror suedez dhe këtë e ka bërë të ditur vet bashkëshortja e tij.

Gruaja e reperit, Anduena, publikoi një fotografi të tij në InstaStory, duke renditur disa nga të arriturat e tij me zhvendosjen në ‘botën skandinave’.

Foto: Vig Poppa/InstaStory

”Dashuria ime, ja dole! U zhvendose në një shtet tjetër, mësove një gjuhë të re, rrite fëmijët, studiove me kohë të plotë dhe tashmë je pranuar universitetin suedez, në katër vjet! Po tallesh? Po fiton në jetë dhe jam tejet e lumtur ta ndaj atë me ty”, shkroi ajo.

E planet për t’u regjistruar në universitet, Vig Poppa, i kishte treguar vitin e kaluar në një intervistë për Telegrafin.

Rikthimi në muzikë, ndryshimi drastik në peshë dhe zhvendosja në Suedi - Vig Poppa rrëfen evolucionin
Lexo po ashtu Rikthimi në muzikë, ndryshimi drastik në peshë dhe zhvendosja në Suedi - Vig Poppa rrëfen evolucionin

“Këto dy vitet e fundit jam duke u përgatitur për universitet në fakt. Shkollimi i Kosovës nuk më ka vlejtur asgjë në Suedi edhe shkaku i mos-njohjes së gjuhës mu ka dashur të bë gjithçka prej fillimit, kështu që jam ende në proces të përgatitjes për universitet. Muzikën për momentin e kam lënë pak anash, po gjithsesi do të punoj në muzikë në të ardhmen, sepse krijimi i muzikës është pjesë shumë e madhe e imja qe s’mundem ta injoroj”, kishte thënë reperi, emri i vërtetë i të cilit është Vigan Bardhi.

Foto: Vig Poppa/Instagram

I njëjti, kishte rrëfyer edhe çelësin e suksesit drejt humbjes së peshës.

“Deri tash i kam humbur 45 kilogramë, me ushtrime e jetesë të shëndetshme. Jeta pa rregull e rutina që e kom pasur në Kosovë e ka bërë shumë të vështirë e të pamundshme për mua të mbaj peshën në rregull e shëndetin optimal. Po tash në Suedi po jetoj ndryshe, po ha, po flej, po ushtroj me rregull edhe e gjithë kjo po rezulton në humbje të peshës edhe në përmirësimin e shëndetit tim në përgjithësi”, kishte thënë ai.

Përndryshe, Vig Poppa dhe Anduena janë prindër të dy fëmijëve. /Telegrafi/

Foto: Vig Poppa/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina
Kalo në kategori