Vidhen 20 mijë euro nga një shtëpi në Gostivar

Në një shtëpi në Gostivar pardje janë vjedhur 20 mijë euro. Vjedhja ka ndodhur kur pronarët nuk kanë qenë në shtpi.
Sipas SPB Tetovë, vjedhja e rëndë ka ndodhur pardje në periudhën prej orës 18:00 deri 01:45 në mesnatë në rrugën "Balindolska" në Gostivar. Në këtë periudhë persona të panjohur janë futur në shtëpinë e personit S.B (51).
"Vjedhësit janë futur brenda pasi kanë thyer dritaren dhe nga dy vende në shtpi kanë marrë para në vlerë prej 20 mijë eurove", thuhet në raportin e policisë.
Pas denoncimit policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen rastit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































