LAJMI I FUNDIT:

Videoja e maltretimit të dashit në një dasmë shqiptare acaron personazhet VIP: Vetëm në ritualet sataniste të djallit mund të ndodhin këto

Videoja e maltretimit të dashit në një dasmë shqiptare acaron personazhet VIP: Vetëm në ritualet sataniste të djallit mund të ndodhin këto

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video bizare, ku shihet maltretimi me një kafshë në një dasmë shqiptare.

Videoja e cila besohet të jetë realizuar në rrethinën e Shkodrës, paraqet dasmorë të cilët i japin një dashi të pijë alkool me zor, teksa vërehet qartë se kjo ndodh pa mëshirë ndaj tij.


Me t’u shpërndarë kjo video në rrjetet sociale, ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë këtu edhe personazhet VIP.

Modelja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, vendosi që revoltën e saj ta shprehë përmes një komenti te faqja që e ka publikuar video në Instagram, “Ndihma e kafshëve në Shqipëri”.

Mevlani shkroi se një maltretim i tillë mund të haset vetëm në kulturat e frikshme sataniste.

“Vetëm në rituale sataniste që i përkasin djallit mund të ndodhin këto krime! Mos gëzofshin kurrë”, shkroi Armina.

Foto: Ndihma e Kafshëve në Shqipëri/Instagram

E jo më pak e qetë u tregua në një koment më poshtë edhe këngëtarja e njohur shqiptare Besa Kokëdhima, e cila tash e sa kohë e ka treguar se është një avokate e të drejtave të kafshëve.

Ajo shkroi se videon në fjalë nuk mundi as ta rishpërndajë në Instagramin e saj për të ndërgjegjësuar fansat, pasi ka frikë se një video e tillë mund t’i motivojë dashakeqësit me të njëjtat qëllime.

“Kam frikë ta bëj ‘share’, se u jap ide monstrave të tjerë potencial. Jam përtej fjalëve. Horror”, shkroi Kokëdhima në komentin e saj.

Foto: Ndihma e Kafshëve në Shqipëri/Instagram

E pak më “guxim” për ta rishpërndarë në InstaStory dhe për të treguar revoltën e tij lidhur me këtë çështje pati producenti i njohur shqiptar, Don Arbas.

Ai publikoi në InstaStory këtë video, duke shkruar: “Kafshët duke e torturuar Dashin. Zoti ju djegtë”.

Foto: Don Arbas/InstaStory

Videoja në fjalë ka marrë një shpërndarje të madhe edhe në rrjetet sociale Facebook dhe TikTok, duke ngjallur reagime të shumta te mbrojtësit e të drejtave të kafshëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori