LAJMI I FUNDIT:

Video-loja e Rainbow Six Siege për telefona celular pritet të zbulohet së shpejti

Video-loja e Rainbow Six Siege për telefona celular pritet të zbulohet së shpejti

Sipas Exputer thuhet se Ubisoft shumë shpejt do ta zbuloj video-lojën e re të Rainbow Six Siege për telefona celular.

Një lojë celulare Rainbow Six Siege thuhet se është në punë dhe kompania e video-lojërave Ubisoft planifikon ta zbulojë atë për publikun më 6 prill me një trailer njoftimi.


Sipas Exputer, loja do të nisë globalisht pas një periudhe testimi rajonal, gjithashtu thekson se Rainbow Six Siege Mobile po zhvillohet nga Ubisoft në bashkëpunim me kompaninë kineze Tencent.

Raporti financiar nga Ubisoft gjithashtu përmend një lansim të një video-loje për telefona celular në vitin 2022, e kjo përputhet me raportin e Exputer. /Telegrafi/