Vidal: E ardhmja ime, te Juve

Mesfushori kilian është në formë sensacionale dhe padyshim se kërkohet nga klube të ndryshme, e sidomos për të ka shprehur interesim Manchester Unitedi.
“A do të largohem? Jo, unë do të qëndroj në Torino, pa asnjë dyshim”, ka thënë 26-vjeçari për Rai Sport.
Vidal kaloi te Bianconerët në vitin 2011 nga Bayer Leverkuseni dhe ishte njëri nga lojtarët kyçë në triumfin e dyfishtë në Serie A.
Nuk ka shumë kohë që ai e ka rinovuar kontratën, e cila është valide deri në vitin 2017. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/01/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































