LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet dy persona në Veternik, dërgohen për tretman mjekësor në QKUK

Vetura godet dy persona në Veternik, dërgohen për tretman mjekësor në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen “Veternik”, të Prishtinës, si pasojë janë lënduar dy persona.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në lagjen Veternik. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime te renda trupore. Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, aksidenti ka bërë që të krijohet kolonë e automjeteve./Telegrafi.