eksperti-banner

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur sot rreth orës 01:30 në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


Gashi ka treguar se vetura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në xhami.

“Rreth orës 01:30 policia është njoftuar për një aksident në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se bëhet fjalë për vetaksident. Vetura ka kaluar prej rrugës ka hyrë në xhami. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Pas tretmanit, ata janë liruar”, tha Gashi. /Telegrafi/

286602784 399528622235956 3362169575995701534 n  1

286863459 438736714745907 2265274915591231978 n  1

286864518 1726937027643517 566820225410752030 n